Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate, ka konfirmuar se raundi i tetë i dialogut teknik në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe me pjesëmarrjen e SHBA-së, ka rezultuar me Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit. Njëherësh, thuhet se ka përparime lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në raundet e kaluara.
“Në këtë raund është provuar t’i jepet zgjidhje po ashtu çështjes së bashkëpunimit rajonal, telekomunikacionit dhe energjisë, por pa sukses, ngase pala serbe ka treguar jogatishmëri, duke u përpjekur që të propozojë zgjidhje në shpërputhje me realitetin në Kosovë dhe rajon, si dhe në kundërshtim me parimet evropiane”, thuhet në komunikatë.
Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, vijon komunikata, është arritur në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin dhe Strategjinë e Kosovës për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.
“Kjo marrëveshje ka të bëjë me bashkëpunimin mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, sipas konceptit evropian për menaxhimin e kufirit ndërshtetëror mes dy vendeve... Shteti i Kosovës tashmë zbaton marrëveshje të tilla me shtetet tjera fqinje, Maqedoninë dhe Shqipërinë, si dhe së shpejti pritet të nënshkruhet marrëveshja me Malin e Zi”, thuhet në komunikatë.
Arritjen e marrëveshjes në fjalë e ka konfirmuar sot edhe shefi i delegacionit të Serbisë në bisedime, Borisllav Stefanoviq. Por, ky i fundit asaj i është referuar si marrëveshje finale për “vendkalimet administrative” në Kosovë, e cila "respketon Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Kushtetutën e Serbisë".
Sipas tij, kjo marrëveshje është arritur, pasi nga Bashkimi Evropian janë marrë garantime për lëvizjen e lirë të qytetarëve serbë nga Kosova në Serbi dhe nga Serbia me targa automobilistike dhe me dokumente të Serbisë.
Por, ai prapë ka krijuar paqartësi, duke thënë se “kur organet përgjegjëse ta pranojnë këtë marrëveshje, ajo atëherë edhe do të zbatohet”.
Zoti Stefanoviq, sot në Bruksel, ka theksuar se marrëveshja është arritur pas “negociatave të vështira, por me propozimin e palës serbe, është penguar prejudikimi i statusit të Kosovës”.
Sipas tij, kalimet Jarinjë dhe Bërnjak do të kenë status të veçantë dhe do të jenë nën përgjegjësinë e EULEX-it.
* * * * * * * * *
Një natë e çuditshme ka qenë të premten mbrëma në përfundim të ditës së tretë të raundit të tetë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përderisa Bashkimi Evropian, në një komunikatë të lëshuar vonë në mbrëmje, konfirmoi se palët kanë arritur pajtim për kontrollin e menaxhuar të pikëkalimeve - këtë e konfirmoi edhe shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, duke përmendur termin integrim i menaxhuar i kufijve - Borisllav Stefanoviq, shef i delegacionit të Serbisë, habiti gazetarët duke mohuar se është arritur ndonjë marrëveshje.
Duke dalë nga ndërtesa, Edita Tahiri madje dha edhe komente rreth marrëveshjes së arritur.
“Kjo marrëveshje është e ngjashme me marrëveshjet e arritura që i kemi pasur. Pra, janë konkluzionet e pajtuara natyrisht nga BE-ja dhe protokolli teknik që duhet të nënshkruhet”, tha Tahiri për marrëveshjen e menaxhimit të integruar të kufirit.
Por, Stefanoviq ishte mjaft konfuz në deklaratën e tij.
“Çështja është se ne realisht kemi lëvizur, mendoj në shumicën e pengesave që kanë të bëjnë me arritjen e marrëveshjes IBM, marrëveshjes për vendkalime administrative. Por, vetë marrëveshja nuk është arritur ende”, deklaroi Stefanoviq dhe shtoi se, në parim, "ne jemi vërtet afër për ta finalizuar këtë marrëveshje".
Edita Tahiri u pyet edhe rreth kësaj deklarate të Stefanoviqit dhe ajo u përgjigj:
“Ju dini për deklaratat joserioze të Stefanoviqit. Unë kam përvojë disa herë me këtë lloj të deklaratave, megjithatë unë mendoj se ai në bisedime dhe në tryezë ishte serioz”.
Ndoshta për t’i sqaruar gjërat, në deklaratën e lëshuar nga Bashkimi Evropian, në cilësinë e lehtësuesit, shpjegohen disa gjëra rreth marrëveshjes.
Duke pasur parasysh se nga palët do të kërkohet që gradualisht të harmonizojnë legjislacionin e tyre me trashëgiminë juridike të BE-së, palët kanë arritur një marrëveshje për konceptin e ndërtuar të BE-së për menaxhimin e integruar të pikëkalimeve.
Kjo do të thotë se palët gradualisht do të vendosin pikëkalimet e përbashkëta, të integruara, të vetme dhe të sigurta në të gjitha vendkalimet e përbashkëta, thuhet në deklaratën e BE-së.
Në të njëjtën deklaratë pohohet se EULEX-i do të jetë i pranishëm në përputhje me mandatin e tij. Koncepti IBM do të implementohet gradualisht, sa më shpejt që të jetë praktikisht e mundur, thuhet në deklaratën e Bashkimit Evropian.
E njëjta deklaratë nënvizon se është arritur një përparim edhe në pikat tjera e sidomos shpreh dëshirën dhe pritjet që nga data 26 dhjetor e këtij viti do të mund të rezultojë marrëveshja e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët - këtu mendohet për lëvizjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtarët e BE-së kanë pohuar se nuk dinë se kur do të vazhdojë dialogu, por presin që kjo të ndodhë së shpejti.