Rritet zemërimi në Afganistan

Protesta kundër djegies së disa kopjeve të Kuranit, Librit të Shenjtë Mysliman në Afganistan...

Para bazës ajrore të NATO-s në Bagram të Afganistanit, për të dytën ditë me radhë, ka pasur protesta kundër djegies së disa kopjeve të Kuranit, Librit të Shenjtë Mysliman.

Raportohet se qindra protestues afganë hodhën gurë në drejtim të statcionit të policisë në Bagram. Dje në këtë vend, protestuan afro 2 mijë vetë.

Shtëpia e Bardhë, Pentagoni dhe NATO-ja kanë kërkuar falje për këtë incident, duke e cilësuar atë si të gabueshëm.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, ka urdhëruar hetime për këtë incident.(f. b.)

Your browser doesn’t support HTML5

Vazhdojnë protestat në Afganistan