Rusi: Rritet në 17 numri i viktimave nga zjarri

Zjarri në rrokaqiellin e Moskës


Shifra e të vdekurve nga nga zjarri që përfshiu një depo tregtare në Moskë është rritur në 17 dhe autoritetet thonë se shumica e viktimave dyshohet se janë punëtorë emigrantë nga ish- republikat sovjetike.

Nuk është përcaktuar menjëherë shkaku i zjarrit.

Po në Moskë, një zjarr tjetër ka shpërthyer në atë që pritet të jetë ndërtesa më e lartë në Evropë.

Mediat ruse raportojnë se helikopterët kanë hedhur ujë mbi katet e sipërme të Kullës Federale, e cila ende është në ndërtim e sipër dhe pritet të hapet në vitin 2013.

Nuk është raportuar për të lënduar.

Njoftohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga kontakti i një pëlhure me një projektor.

Kulla Federale gjendet në distriktin e ri të bizneseve në Moskë. Ajo parashihet të përbëhet nga disa ndërtesa.

Zjarri ka kapluar katin 93-të.(a.i.)

Your browser doesn’t support HTML5

Zjarr në një depo në Moskë - vdesin 17 veta



Your browser doesn’t support HTML5

Zjarr në Kullën Federale në Moskë