NATO në Çikago: Pica, protesta dhe politikë

Protestuesit dhe policët në Çikago, 16 maj 2012

Çikago po bëhet gati për një ekstravagancë ndërkombëtare këtë fundjavë. Delegacionet nga 28 vendet anëtare të NATO-s kanë filluar të arrijnë për të marrë pjesë në punimet e samitit ndërkombëtar, kurse qyteti i presidentit amerikan, Barak Obama, duket se është gati të luajë rolin e nikoqirit.

Qyteti i tretë në SHBA për nga madhësia po “mbulohet” me forca të shumta të rendit dhe gjatë samitit, do të imponohet edhe zona e ndalim fluturimit, ndërkaq trafiku urban do të pësojë edhe mbyllje të disa linjave me tren.

Me arritjen e delegacioneve dhe numrit të jashtëzakonshëm të gazetarëve që do ta ndjekin këtë ngjarje botërore, mysafirë të “paftuar” do të jenë edhe protestuesit, për të shprehur pakënaqësinë e tyre me status quonë ekonomike dhe politike në botë.

Dhe ndërkohë që marshutat e protestuesve kanë nisur, sikurse edhe zbarkimi i mijëra policëve, restorantet dhe atraksionet turistike në këtë qytet të zhurmshëm, po bëhen gati gjithashtu për përfitimet e tyre. (a.v.)

Video: AP

http://www.youtube.com/embed/U6I7f7CSzM0