Kosovë, Kuvajt: Vendosen marrëdhënie diplomatike

Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes nga Sylejman Selimi dhe Najeeb Abdulrahman Al-Bader

Kosova dhe Kuvajti kanë nënshkruar marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Kjo marrëveshje është nënshkruar dje në Tiranë, nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, i mandatuar nga Qeveria e Kosovës, dhe nga ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, Najeeb Abdulrahman Al-Bader.

Të dy ambasadorët janë shprehur të bindur se vendosja e marrëdhënie diplomatike ndërmjet dy shteteve u shërben interesave kombëtare të të dy vendeve.