Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ministren për integrime evropiane, Vlora Çitaku dhe shefi i zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar kanë marrë pjesë të martën në ceremoninë inaguruese të objektit të ri të Komunës së Graçanicës.
Kryeministri Thaçi ka thënë se ky dhe shumë projekte të tjera si ndërtimi i rrugëve të reja, objekte shkolle, kanalizime e ujësjellës “janë shembulli më i mirë i investimeve të qeverisë së Kosovës dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me autoritetet komunale në shërbim të nevojave të qytetarëve të Graçanicës”.
Tre vjet më parë, në vënien e gurthemelit për ndërtimin e objektit komunal që udhëhiqet nga serbi, Bojan Stojanoviq, kanë marrë pjesë edhe presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso dhe komisioneri për zgjerim, Stefan Fuele.