Kundërshtohet shitja e PTK-së

Your browser doesn’t support HTML5

Protestojnë kundër privatizimit

Punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës protestuan të enjten duke kundërshtuar privatizimin e kësaj kompanie, e cila, sipas tyre, po bëhet në mënyrë të egër dhe jo transparente.

Ata kërkuan nga Qeveria e Kosovës mos nënshkrimin e kontratës me konsorciumin "AXOS CAPITAL”.

Protestuesit mbanin pankarta në duar në të cilat shkruante “Privatizimi i PTK-së, rrezikon sigurinë e Kosovës", “Stop privatizimit të egër të pasurisë publike”, “ Ky është krim ekonomik” dhe “PTK është e popullit dhe populli duhet të vendos për fatin e saj” .

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të PTK-së Milazim Alshiqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rishqyrtojë edhe një herë mënyrën e privatizimit të PTK-së dhe të të mos shkelen të drejtat e punëtorëve.


Privatizimi i PTK-së ka shkaktuar polemika të shumta në opinion duke kaluar kështu në disa procese. Radio Evropa e Lirë ka bërë një rishikim të tërë procesit.
http://embed.verite.co/timeline/?source=0AqcqfqRBkeyadHowTnhjWDRaNzBUWVByLWhycUVmTHc&font=Bevan-PotanoSans&maptype=toner&lang=en&height=650