Përurohet shtatorja e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova

Your browser doesn’t support HTML5

Në Prishtinë është përuruar shtatorja e presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili në vend njihet si presidenti i parë dhe historik. Në ceremoni kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve të vendit, politikanë, familjarë dhe mijëra qytetarë. Zbulimin e shtatores së presidentit të ndjerë, Rugova, e kanë bërë bashkëshortja Fana Rugova, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, dhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.