Ikona e të drejtave të fëmijëve, Malala Yousafzai, u ka bërë thirje kritikëve në Pakistan që të mendojnë për mesazhet e saj, para se ta akuzojnë. Në një bisedë ekskluzive me korrespondentin e Radios Evropa e Lirë, Abdul Hai Kakr, Malala ka thënë se qëllimet e saj në promovimin e të drejtave të vajzave dhe grave, janë të pastra.
RADIO EVROPA E LIRË
MALALA YOUSAFZAI
Janari i vitit 2009 ka qenë koha më e rrezikshme në Suat. Çdo natë, talibanët kanë therur dy ose tre njerëz në Sheshin e Gjelbër, në qendër të Mingorës. Atë muaj, babai më ka thënë se një gazetar i BBC-së kërkon një blog nga një prej nxënësve tanë. Më ka pyetur nëse do ta shkruaja unë. I kam thënë natyrisht se do ta shkruaj, sepse është një mundësi e mirë për ne që t’i tregojmë botës se çfarë mendojnë njerëzit në Suat – fëmijët e sidomos vajzat. Kam qenë shumë e lumtur dhe i kam thënë babait se do ta shkruaj blogun ose vetëm do ta diktoj përmes telefonit.
RADIO EVROPA E LIRË
MALALA YOUSAFZAI
Njerëzit që thonë gjëra të tilla mund të falen. Ka shumë pak shpresa në vendin tonë dhe njerëzit janë të zhgënjyer me politikanët. Gjëja më e rëndësishme për t’u theksuar nuk është nëse Malala është qëlluar ose jo; Malala nuk kërkoon mbështetje ose favore personale. Ajo kërkon mbështetje për edukimin e vajzave dhe të drejtat e grave. Mos e mbështesni Malalën, mbështesni fushatën e saj për edukimin e vajzave dhe të drejtat e grave.
RADIO EVROPA E LIRË
MALALA YOUSAFZAI
Njerëzit thonë se zëri i Malalës po i shitet botës. Por, unë e shoh se si zëri i Malalës arrin në botë dhe jehon globalisht. Duhet të mendoni se çfarë qëndron prapa zërit të Malalës. Çfarë thotë ajo? Unë po flas vetëm për edukimin, të drejtat e grave dhe paqen. Dua që varfëria të marrë fund në Pakistanin e nesërm. Dua që çdo vajzë në Pakistan të ndjekë mësimet.
RADIO EVROPA E LIRË
MALALA YOUSAFZAI
Çdo bisedë që më përfshin në konspiracion kundër Pakistanit është plotësisht e pabazë. Pakistani tashmë ndodhet në mes të komploteve të shumta. Situata atje është përkeqësuar për kohë të gjatë. Nuk ka kaluar asnjë ditë pa dëgjuar për disa njerëz që janë qëlluar në qytetin jugor të Karaçit. Nuk ka kaluar asnjë ditë pa u vrarë njerëz. Dua që njerëzit ta mbajnë në mend se Pakistani është vendi im. Është si nëna ime dhe e dua shumë. Edhe nëse njerëzit e tij më urrejnë, unë do të vazhdoj ta dua.
RADIO EVROPA E LIRË
MALALA YOUSAFZAI
Në vendet e tjera – nuk do t’i quaja me doemos perëndimore – njerëzit më mbështesin. Kjo, sepse njerëzit atje i respektojnë të tjerë. Nuk e bëjnë këtë për shkak se unë jam pashtune apo punxhabi, pakistaneze apo iraniane. Ata e bëjnë këtë për shkak të fjalëve apo karakterit të personit. Kjo është arsyeja përse atje më respektojnë dhe më mbështesin.
RADIO EVROPA E LIRË
MALALA YOUSAFZAI
Nuk pajtohem me atë se fjalimi im është parë si përpjekje për t’i kënaqur të gjithë. Kam dashur të shihet si diçka për të cilën angazhohem. Kam menduar që pasi të rimëkëmbem nga sulmi, njerëzit duan të dëgjojnë se çfarë kam për të thënë. Kanë dashur të dinë nëse jam frikësuar nga sulmi. Kanë dashur të dinë nëse dua të vazhdoj me fushatën time për edukimin e vajzave. Kam shfrytëzuar fjalimin për të përhapur mesazhin se Malala është e pakthyeshme dhe se është e vendosur të vazhdojë fushatën për edukimin e vajzave.
RADIO EVROPA E LIRË
MALALA YOUSAFZAI
Është e drejtë e tij të shprehë pikëpamjet e tij. Unë mendoj se kam të drejtë ta jetoj jetën time në mënyrën që dua. Nuk jam angazhuar për propagandë kundër talibanëve; kam folur vetëm për të drejtën e vajzave në edukim. Talibanët kanë ndaluar shkollimin e vajzave. Andaj, jam kundër disa gjërave që kanë bërë dhe i kanë mbështetur talibanët. Nuk ka dyshim që jam kundër pengimit të fëmijëve nga edukimi. Dua që çdo vajzë të jetë në gjendje të shkojë në shkollë.
RADIO EVROPA E LIRË
Në Pakistan, disa njerëz pretendojnë se ju nuk e keni shkruar ditarin për BBC-në, i cili ju ka vënë në qendër të vëmendjes. Si do t’iu përgjigjeshit pohimeve të tilla?
MALALA YOUSAFZAI
Janari i vitit 2009 ka qenë koha më e rrezikshme në Suat. Çdo natë, talibanët kanë therur dy ose tre njerëz në Sheshin e Gjelbër, në qendër të Mingorës. Atë muaj, babai më ka thënë se një gazetar i BBC-së kërkon një blog nga një prej nxënësve tanë. Më ka pyetur nëse do ta shkruaja unë. I kam thënë natyrisht se do ta shkruaj, sepse është një mundësi e mirë për ne që t’i tregojmë botës se çfarë mendojnë njerëzit në Suat – fëmijët e sidomos vajzat. Kam qenë shumë e lumtur dhe i kam thënë babait se do ta shkruaj blogun ose vetëm do ta diktoj përmes telefonit.
RADIO EVROPA E LIRË
Disa pakistanezë besojnë dhe e thonë publikisht se ju nuk jeni qëlluar nga talibanët dhe se keni inskenuar të gjithë ngjarjen. Si ndjeheni kur dëgjoni komente të tilla?
MALALA YOUSAFZAI
Njerëzit që thonë gjëra të tilla mund të falen. Ka shumë pak shpresa në vendin tonë dhe njerëzit janë të zhgënjyer me politikanët. Gjëja më e rëndësishme për t’u theksuar nuk është nëse Malala është qëlluar ose jo; Malala nuk kërkoon mbështetje ose favore personale. Ajo kërkon mbështetje për edukimin e vajzave dhe të drejtat e grave. Mos e mbështesni Malalën, mbështesni fushatën e saj për edukimin e vajzave dhe të drejtat e grave.
RADIO EVROPA E LIRË
Disa nga kritikët thonë se Malala nuk është e sinqertë, por është shndërruar në një brend. Si ju përgjigjeni kritikave të tilla?
MALALA YOUSAFZAI
Njerëzit thonë se zëri i Malalës po i shitet botës. Por, unë e shoh se si zëri i Malalës arrin në botë dhe jehon globalisht. Duhet të mendoni se çfarë qëndron prapa zërit të Malalës. Çfarë thotë ajo? Unë po flas vetëm për edukimin, të drejtat e grave dhe paqen. Dua që varfëria të marrë fund në Pakistanin e nesërm. Dua që çdo vajzë në Pakistan të ndjekë mësimet.
RADIO EVROPA E LIRË
Disa klerikë në Pakistan thonë se ju jeni duke u manipuluar nga Perëndimi për qëllimet e tij dhe se arritja juaj është pjesë e një komploti kundër vendit. A shihni të vërteta në këto pohime?
MALALA YOUSAFZAI
Çdo bisedë që më përfshin në konspiracion kundër Pakistanit është plotësisht e pabazë. Pakistani tashmë ndodhet në mes të komploteve të shumta. Situata atje është përkeqësuar për kohë të gjatë. Nuk ka kaluar asnjë ditë pa dëgjuar për disa njerëz që janë qëlluar në qytetin jugor të Karaçit. Nuk ka kaluar asnjë ditë pa u vrarë njerëz. Dua që njerëzit ta mbajnë në mend se Pakistani është vendi im. Është si nëna ime dhe e dua shumë. Edhe nëse njerëzit e tij më urrejnë, unë do të vazhdoj ta dua.
RADIO EVROPA E LIRË
Pra, Perëndimi nuk ju përdor?
MALALA YOUSAFZAI
Në vendet e tjera – nuk do t’i quaja me doemos perëndimore – njerëzit më mbështesin. Kjo, sepse njerëzit atje i respektojnë të tjerë. Nuk e bëjnë këtë për shkak se unë jam pashtune apo punxhabi, pakistaneze apo iraniane. Ata e bëjnë këtë për shkak të fjalëve apo karakterit të personit. Kjo është arsyeja përse atje më respektojnë dhe më mbështesin.
RADIO EVROPA E LIRË
Pas fjalimit tuaj në Kombet e Bashkuara, disa njerëz në Pakistan kanë thënë se keni bërë përpjekje të kënaqeni të gjithë…
MALALA YOUSAFZAI
Nuk pajtohem me atë se fjalimi im është parë si përpjekje për t’i kënaqur të gjithë. Kam dashur të shihet si diçka për të cilën angazhohem. Kam menduar që pasi të rimëkëmbem nga sulmi, njerëzit duan të dëgjojnë se çfarë kam për të thënë. Kanë dashur të dinë nëse jam frikësuar nga sulmi. Kanë dashur të dinë nëse dua të vazhdoj me fushatën time për edukimin e vajzave. Kam shfrytëzuar fjalimin për të përhapur mesazhin se Malala është e pakthyeshme dhe se është e vendosur të vazhdojë fushatën për edukimin e vajzave.
RADIO EVROPA E LIRË
Adnan Rashid, komandat i talibanëve pakistanezë, së fundmi ju ka shkruar një letër të hapur. Ai ka thënë se fushata juaj nuk ka pasur për qëllim promovimin e edukimit, por ka qenë kundër talibanëve. Si do t’i përgjigjeshit atij?