Kerry për vizitë të befasishme në Kabul

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur sot në Kabul, në përpjekjet për të avancuar bisedimet me presidentin Hamid Karzai, rreth një pakti bilateral për sigurinë.

Vizita e paparalajmëruar e Kerryt, vjen para afatit të 31 dhjetorit, që përcakton qëndrimin ose jo, të forcave amerikane në Afganistan, pas vitit 2014.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë që janë pjesë e këtij udhëtimi, thanë se Kerry nuk ka ardhur për ta nënshkruar marrëveshjen, por vetëm për të krijuar momentum për të, pas njëmbëdhjetë muajsh bisedime.

Më heret gjatë javës, Karzai tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO iu kanë shkaktuar mjaft vuajtje afganëve.