Jeta në sheshin e Kievit

Protestuesit shërbehen me pije të ngrohta. Vullnetarët ndihmojnë duke përgatitur ushqim të nxehtë dhe pije, të ofruara nga dhuruesit.

Protestuesit opozitar luajnë futboll në një fushë akulli pranë Sheshit Evropian.

Memorialpër protestuesit, të cilët kanë vdekur gjatë përleshjeve me policinë në Sheshin e Pavarësisë. Në këtë memorial janë vënë lule pranë fotografisë së Mikhail Zhyzneuskit, një bjellorus i ri, i cili vdiq nga një plagë me armë zjarri.

Një lojë shahu përjashta në të ftohtë.

Një grup i vogël protestuesish, mban një protestë të atypëratyshme kundër presidentit Viktor Yanukovych.

Grumbuj rrobash janë lënë në dispozicion të protestuesve, që t'i ndihmojnë ata për t'i mbajtur më ngrohtë.

Një memorial i vogël në nderim të viktimave të dhunës. 

Në pikat hyrëse në Sheshin e Pavarësisë janë vënë tela gjemborë.

Mbeturinat e një automjeti të djegur nga një shpërthim dhune në rrugë.

Viktori, një biznesmen 25-vjeçar, thotë se ai është i lodhur dhe i etur për opozitën që të arrijë një marrëveshje me presidentin Janukoviç. Tani për tani, ai është i zënë me shpërndarjen e ushqimit dhe çajit.

Zjarri ka shkatërruar hyrjen e stadiumit "Dinamo". 

Pamja e paraqitur tregon fishekë dhe plumba që pretendohet të jenë përdorur nga forcat e rendit kundër demonstruesve. 

Një shitës ofron suvenire dhe bluza ku shkruan "Unë isha në Maidan" - emër alternativ për Sheshin e Pavarësisë dhe protestat anti-qeveritare.

Protestuesit mbajnë mburojat e marra nga forcat speciale. 

Protestuesit që përpiqen të ngrohen rreth një zjarri.