Mbahet “Western Balkans 6”

Your browser doesn’t support HTML5

Ministrat e Jashtëm dhe ata të infrastrukturës nga vendet e rajonit kanë qëndruar të mërkurën në Prishtinë, për të marrë pjesë në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Krahas tyre, në këtë takim ka marrë pjesë edhe Johannes Hahn, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Negocim të Zgjerimit. Pjessëmarrëse në takim ishin edhe Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.