Google krijon kompaninë Alphabet

Ilustrim

Gjiganti i internetit Google ka zbuluar një ristrukturim të paprituar, duke krijuar një kompani të re simotër, të quajtur Alphabet Inc.

Google do të vazhdojë të mbajë bizneset e saj më të njohura, si kërkimet, YouTube dhe Android, ndërsa disa subjekte të reja, si investimet dhe divizionet kërkimore do të kalojnë në Alphabet.

“Kjo strukturë e re do të na lejojë që të mbajmë fokusin te mundësitë e jashtëzakonshme që kemi brenda Google”, ka thënë themeluesi i kompanisë, Larry Page.

“Kompania jonë është duke operuar mirë, por mendojmë se mund ta bëjmë më të pastër dhe më të përgjegjshme”, ka shtuar ai.