Hidhet poshtë padia ndaj Vladimir Putinit

Presidenti rus, Vladimir Putin

Një gjykatë në Moskë e ka hedhur poshtë padinë e parashtruar nga lideri opozitar, Aleksei Navalny, ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Putin përmes padisë akuzohej për konflikt interesi. Ai sipas padisë ia kishte dhënë një tender prej 1.75 miliardë dollarësh kompanisë, ku në mesin e pronarëve është edhe dhëndërri i tij.

Një zëdhënësi i gjykatës në distriktin Tverskoi, tha sot se gjyqtari i rastit e ka refuzuar padinë e Navalnyt e cila është dorëzuar ditë më parë, pas sipas tij, ajo nuk është kualifikuar që të merret në konsideratë në bazë të “procedurave administrative”.

Të dhënat publike tregojnë se Putin, në tetor të vitit të kaluar, e kishte obliguar qeverinë ruse që t’i ndajë 1.75 miliardë dollarë për një rafineri të madhe që po ndërtohej në Siberinë Perëndimore nga Sibur, procesosi më i madh i gazit në Rusi.

Aksionari i dytë më i madh në kompaninë Sibur është Kirill Shamalov, i cili nga mediet ruse dhe perëndimore, është identifikuar të jetë bashkëshorti i njërës prej vajzave të Putinit.

Navalny pretendon se në këtë rast kemi të bëjmë me konflikt interesi.

Edhe Shamalov por edhe Kremlini kanë refuzuar t’i konfirmojnë raportet se ai është martuar me një vajzë të Putinit, por të njëjtat raporte edhe nuk i kanë hedhur poshtë.