Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot u përgjigjet pyetjeve të rusëve të zakonshëm, në një manifestim vjetor që konsiderohet një shou me koreografi të lartë.
Kremlini tha se i ka marrë më se 1 milion pyetje nga e gjithë Rusia para maratonit televiziv, që shpeshherë zgjatë katër orë.
Për të 14-tën herë Putin përgjigjet në pyetjet e këtilla.
Derisa ekonomia e Rusisë është nën presion për shkak të çmimeve të ulëta globale të naftës dhe për shkak të sanksioneve të perëndimit, analistët thonë se Kremlini veçanërisht është i kujdesshëm ndaj çfarëdo pakënaqësie.