Një avion që transportonte 81 veta, përfshirë një ekip brazilian të futbollit, është rrëzuar gjatë fluturimit për në qytetin Medellin të Kolumbisë.
Policia tha se pesë veta i kanë mbijetuar aksidentit, ndërsa të tjerët në bord kanë vdekur.
Në mesin e të mbijetuarve janë tre futbollistë.
Fluturimi çarter nga Bolivia bartte futbollistë të ekipit Chapecoense. Ata është dashur të luajnë në finalen e turneut Copa Sudamericana kundër ekipit të Medellinit Atletico Nacional.
Finalja e turneut të Amerikës Jugore ka qenë e paraparë të mbahet të mërkurën, por tani është pezulluar.
Ekipi nga qyteti Chapeco ka arritur fianlen pasi ka mundur javën e kaluar San Lorenzon e Argjentinës.
Kryetari i qytetit Medellin, Federico Gutierrez, e përshkroi aksidentin si “tragjedi të proporcioneve të mëdha”.
Shkaku i rrëzimit nuk dihet ende, por në atë kohë raportohet se ka pasur shira dhe bubullimë.
Autoritetet dhe ekipet e shpëtimit janë aktivizuar menjëherë, por një helikopter i forcës ajrore është dashur të kthehet prapa për shkak të shikueshmërisë së dobët. (v.tela)