Sporti i Kosovës më 2016

Your browser doesn’t support HTML5

Pranimi i Kosovës në Federatën Evropiane dhe Federatën Botërore të Futbollit, si dhe pjesëmarrja e saj në kualifikimet për botërorin e futbollit “Rusia 2018”, pjesëmarrja Kosovës në Olimpiadën “RIO 2016”, si dhe medalja e artë olimpike e fituar nga xhudistja Majlinda Kelmendi, i karakterizojnë sukseset e sportit të Kosovës në vitin 2016.