Kajnak: E dimë lokacionin e mundshëm të sulmuesit të Stambollit

Personi që dyshohet se është sulmuesi që vrau 39 njerëz në Stamboll

Sulmuesi që ka vrarë 39 njerëz në një sulm që u krye në lokalin e natës Reina të Stambollin natën e Vitit të Ri, me gjasë është ujgur, raporton Reuters. 

Sipas zëvendëskryeministrit turk, Vejsi Kajnak, Turqia tashmë ka dijeni për lokacionin e mundshëm të tij dhe lidhjet që ka. 

Në një intervistë dhënë televizionit A Haber, Kajnak ka thënë se ai nuk e përjashton mundësinë që sulmuesi të jetë larguar jashtë shtetit, por operacionet brenda Turqisë ka mundësi të arrijnë rezultate. 

Ai ka thënë se sulmuesi ka vepruar i vetëm, por ndoshta është ndihmuar më pas nga të tjerët.