Shpërnguljet lënë shkollat në fshatra me pak nxënës
Your browser doesn’t support HTML5
Shpërnguljet e mëdha të popullatës nga vendet rurale në ato urbane ka bërë që disa nga shkollat në fshatrat e Kosovës të mbesin me numër të vogël të nxënëseve. Një nga këto shkolla është në fshatin Dabishec e cila gjendet rreth 35 kilometra nga Prishtina. Shkolla e mesme e ulët “Azemi e Salihu”, e ndarë me dy paralele fizike, njëra në Hajkobillë dhe tjera në Gllogovicë, ka vetëm 47 nxënës. Në një klasë nuk ka më shumë se deri në 5 nxënës, derisa në një klasë është vetëm një nxënës.