Në një aksident trafiku në jug të Serbisë kanë vdekur kryetari i Ranillugut, Gradimir Nikiq, dhe kryetari i kuvendit komunal, Sasha Alleksiq, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur.
Lista Serbe tha se "tragjedia e tmerrshme ka marrë dy luftëtarë të mëdhenj për një jetë më të mirë të serbëve në Kosovë".
"Shkuan më të mirët prej nesh", shkroi në Twitter drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Sebrisë, Marko Gjuriq.
Mikiq ka qenë në listën e kandidatëve të Listës Serbe për kryetar të Ranillugut edhe në zgjedhjet lokale të tetorit.