BE-ja kundërshton projektin rus të gazit në Gjermani

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Disa udhëheqës të Bashkimit Evropian kanë kundërshtuar planin e Rusisë për të ndërtuar një tubacion të gazit në Gjermani, gjatë diskutimeve në një samit në Bruksel.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se blloku ishte i ndarë në këtë çështje dhe nuk ndërmori asnjë veprim.

Diplomatët e BE-së thanë se krerët e Polonisë, Lituanisë, Danimarkës dhe Letonisë, kanë ngritur shqetësimet e tyre rreth tubacionit “Nord Stream 2”,i cili parashikohet të kalojë nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik.

Vendet e Europës Lindore dhe të Detit Baltik kanë shprehur shqetësimin se projekti do të forconte shtrirjen e Moskës duke rritur mbështetjen evropiane në gazin natyror rus.

Ndërkohë, vendet nordike kanë ngritur shqetësime për sigurinë lidhur me vendosjen e tubacionit pranë brigjeve të tyre nën baltikun, ku Rusia ka forcuar praninë e saj ushtarake.

Debati i BE-së mbi projektin diskutabil erdhi pasi presidenti rus, Vladimir Putin, u ankua për sanksionet e miratuara kohët e fundit nga SHBA, të cilat kërkojnë ndëshkime për kompanitë evropiane që marrin pjesë në projektn “Nord Stream 2” dhe projekte të tjera ruse të energjisë në Evropë.