Fondacioni për Shoqëri të Hapur i Goerge Sorosit do të mbyllë zyret në Budapest duke kaluar në Berlin për të vazhduar aktivitetet e planifikuara për Evropën Lindore, ka raportuar gazeta franceze, Die Presse.
Gazeta ka njoftuar më 19 prill se presidenti i fondacionit, Patrick Gaspard ka udhëtuar në kryeqytetin hungarez për të informuar 100 punëtorë se operacionet do të mbyllen dhe do të vazhdojnë në Berlin.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka shënjestruar punën e miliarderit amerikano-hungarez, George Soros, të cilin e akuzon për ndërhyrje në politkën e Hungarisë dhe drejton opozitën liberale.
Disa nga veprimet e Orbanit kanë nxitur edhe kriticizëm ndërkombëtar.
Media hungareze, 444.hu ka thënë se zyret e Fonacionit do të mbyllen më 31 gusht për të kaluar fillimisht në Vjenë e më pas në Berlin.
Agjencia e lajmeve Reuters nuk ka arritur të marrë ndonjë konfirmim nga zyrtarë të Fondacionit në Budapest apo Nju Jork.
Sipas faqes zyrtare të Fondacionit në fjalë, Soros ka kontribuuar me 32 miliardë dollarë nga fillimi i punës më 1979 për të financuar fondacionet me të cilat punon “në më shumë se 100 shtete të botës për të zhvilluar dhe hapur shoqëritë në vendet që përballen me forma autoritare të qeverisjes”.