Dhjetëra persona të vdekur pas dy shpërthimeve në Kabul

Pamje pas sulmit me bombë vetëvrasëse në Kabul.

Dy shpërthime të fuqishme kanë goditur qendrën e Kabulit afër agjencisë shtetërore të Inteligjencës, duke lënë të paktën 21 persona të vdekur, përfshirë një gazetar të agjencisë së lajmeve franceze, AFP, ka njofuar një zyrtar afgan.

Zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë më 30 prill se një sulmues vetëvrasës me motoçikletë ka hedhur vetën në ajër në zonën Shash Darak, afër qendrës së Inteligjencës.

Shpërthimi i dytë ka ndodhur pas 20 minutave, pas një sulmues vetëvrasës, duke pretenduar se është gazetar ka aktivizuar bombën afër selisë së ministrisë së Zhvillimit Urban teksa disa persona ishin nisur drejt zyreve qeveritare.

Ministria ka thënë se të paktën 21 persona kanë vdekur dhe 27 të tjerë të plagosur janë dërguar në spital, duke shprehur frikën se numri i viktimave të të dy sulmeve mund të vazhdojë të rritet.

Agjencia e lajmeve AFP e ka identifikuar gazetarin e vrarë në shpërthim si Shah Marai.

Zyrtarët kanë thënë se ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulm, i cili vjen vetëm disa ditë pasi talibanët kanë nisur një ofensivë të re, duke kundërshtuar thirrjet e Qeverisë afgane për nisjen e negociatave paqësore.