Mbështetësit e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny po protestojnë në qytetet në Rusi, dy ditë përpara se Vladimir Putin të bëjë betimin edhe për një mandat si president.
Protestat po organizohen në mbi 90 qytete, përfshirë edhe Moskën dhe Shën Petersburgun.
Putin pritet të bëjë betimin për mandatin e katërt presidencial.
Navalny, i cili ka organizuar protesta dhe ka publikuar një seri të raporteve për korrupsionin brenda elitës udhëheqëse ruse, i ishte ndaluar që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale.
Ai ka organizuar protestat e sotme nën sloganin “Ai nuk është cari ynë”.