Memorial për ushtarët e KFOR-it që vdiqën në Kosovë

Your browser doesn’t support HTML5

Qeveria e Kosovës ka filluar ndërtimin e një memoriali në Prishtinë në shenjë respekti për ushtarët e KFOR-it që kanë vdekur që nga viti 1999 kur NATO hyri në Kosovë. Rreth 160 ushtarë të vendeve anëtare dhe jo anëtare të NATO-s kanë vdekur në 19 vitet e fundit kryesisht në aksidente. Në vitin 2006 në një aksident ajror afër kufirit Hungari-Sllovaki kanë vdekur 42 ushtarë Sllovak derisa po ktheheshin në vendin e tyre pas shërbimit në Kosovë. (Kamera: Arben Hoti)