Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të martën ka pritur në një takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin.
Presidenti Thaçi dhe zëvendëskryeministri Osmani kanë biseduar për zhvillimet aktuale në Maqedoni.
Thaçi ka thënë se marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë, lidhur me emrin e ri, krijon klimë të mirë rajonale dhe hap perspektivë euroatlantike për shtetet e Ballkanit.
“Çdo lajm i mirë nga Maqedonia është lajm i mirë edhe për Kosovën”, ka thënë Thaçi.