Televizioni kombëtar në Iran ka raportuar se Irani ka filluar me prodhimin masiv të aeroplanëve luftarakë të dizajnuar nga ta.
Irani kishte njoftuar në gusht për ndërtimin e aeroplanit luftarak, përderisa posedon aeroplanë luftarakë të projektuara nga SHBA dhe Rusia.
Ministri i Mbrojtjes, Amir Hatami tha se prodhimi nënvizon kapacitetet e ekspertëve të Iranit përkundër sanksioneve të armiqve.
"Së shpejti, numri i kërkuar i këtyre do të prodhohet dhe do të hyjë në përdorim të forcave ajrore”, tha Hatami në ceremonië e lansimit të prodhimit të aeroplanëve.
Inaugurimi erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për rivendosjen e të gjitha sanksioneve ndaj Iranit duke filluar nga data 5 nëntor, që përfshin transportin, financat dhe sektorin e energjisë.