Dyshimet po rriten nëse rezerva botërore prej 300,000 dozave të vaksinës kundër sëmundjes së Ebolës, është e mjaftueshme për të kontrolluar epidemitë e ardhshme.
Sëmundja vdekjeprurëse po del jashtë zonave pyjore dhe atyre rurale dhe gradualisht po kalon edhe në qytete.
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tashmë po flasin me prodhuesin kryesor të vaksinave, për të rivlerësuar se sa duhet të ketë rezerva në nivel global, raporton Reuters.
Lexo edhe këtë: Më shumë se 300 të vdekur nga sëmundja e Ebolës në Kongo