Thaçi e Pendarovski bisedojnë për "avancimin e marrëdhënieve bilaterale"

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Homologun tim të ri e urova për fitoren në zgjedhjet presidenciale, e cila është fitore edhe për Maqedoninë e Veriut si shtet shumetnik, që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Thaçi në një postim në Facebook.

"Ne biseduam edhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimeve euroatlantike", bëri të ditur Thaçi.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut u mbajt të dielën.

Pendarovski e fitoi kandidaten e opozitës, Gordana Siljanovska-Davkova, me një epërsi prej rreth 6 për qind të votave.

Pendarovskin, më herët, e uroi edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Për më shumë, lexoni këtu.