Me ceremoni shtetërore në Kosovë, është bërë inaugurimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila shtrihet nga Prishtina në Han të Elezit, në kufi me Maqedoninë e Veriut.
Në të ardhmen, kjo autostradë pritet të lidhë Prishtinën me Shkupin.
Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq.
Kjo autostradë me gjatësi prej 60 kilometrash, njihet për urën më të gjatë në Ballkan.
Sipas autoriteteve në Prishtinë, autostrada “Arbën Xhaferi”, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës, mbi 600 milionë euro, kurse punimet i ka kryer konsorciumi turko-amerikan 'Bechtel-Enka'.
Your browser doesn’t support HTML5