Gjashtë njerëz janë vrarë nga të shtënat në një spital universitar në Ostravë të Republikës së Çekisë, kanë njoftuar autoritetet lokale.
Policia u vu menjëherë në kërkim të autorit të krimit, dhe më pas njoftoi se personi i dyshuar kishte qëlluar vetën në kokë, në një makinë, derisa policia po kryente operacionin kundër tij.
Zyrtarët policorë u thirrën në spitalin e qytetit veri-lindor të Ostravës rreth orës 07:00, njoftoi ministri i Brendshëm.
Sipas raportimeve, të shtënat kanë ndodhur në një klinikë traumatologjike.
I gjithë spitali është evakuuar.
Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis e quajti incidentin si tragjik.
"Unë e di se katër persona u qëlluan për vdekje në vend, dhe dy u plagosën rëndë, të cilët për fat të keq, më pas vdiqën", shtoi ai.
Ostrava është një qytet industrial në lindje të Çekisë, afër kufirit me Poloninë.