Pelosi: Trump e la Kongresin pa zgjedhje tjetër

Your browser doesn’t support HTML5

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, e ka lënë Kongresin "pa zgjedhje" dhe e ka detyruar ta fajësojë atë për shkelje të Kushtetutës. Dhoma e Përfaqësuesve votoi më 18 dhjetor për shkarkimin e Trumpit, duke e akuzuar zyrtarisht për krime të rënda. Trump tha se akti i fajësimit është "luftë ndaj demokracisë".