Qindra demonstrues dolën në rrugët e Stambollit të enjten për të protestuar ndaj trajtimit që Kina po u bën ujgurëve myslimanë në Ksinjiang, raporton AFP.
Rreth 500 njerëz u mblodhën në sheshin e qytetit, duke mbajtur fotografi të familjeve të tyre të zhdukura dhe pankarta ku shkruante: "Ku është familja ime?", "Lironi familjen time" dhe "Mbyllni kampet e përqendrimit!"
Grupi i protestuesve bëri thirrje për t'i dhënë fund shtypjes në rajonin veriperëndimor të Kinës - ku më shumë se një milion ujgurë dhe banorë të tjerë kryesisht myslimanë turqishtfolës besohet se mbahen në kampe.
SHIKONI EDHE: Pse vendet e Azisë Qendrore qëndrojnë të heshtura për ujgurët e Kinës?Kina po mban qindra qendra ndalimi në veriperëndim të Ksinjiangut, një numër shumë më i lartë nga sa mendohej më parë, sipas një hulumtimi të paraqitur muajin e kaluar nga Instituti për Politika Strategjike i Australisë.
Numri i qendrave është rreth 40 për qind më i lartë se vlerësimet e mëparshme, përkundër pretendimeve të Kinës se shumë ujgurë janë lëshuar, tha hulumtimi.
Pekini ka mohuar ekzistencën e qendrave të paraburgimit.
Qeveria thotë se ato janë qendra të formimit profesional që përdoren për t'iu kundërvënë ekstremizmit.
SHIKONI EDHE: Kina “zgjeron” kampet e paraburgimit në KsinjiangUjgurët janë bashkësia më e madhe indigjene turqishtfolëse në Ksinjiang, e pasuar nga kazakët.
Shumë prej tyre janë vendosur në kampe nga regjimi kinez qysh në vitin 2017.
Ka dëshmi se në kampe ushtrohet torturë, përdhunime dhe abuzime të tjera.