Në Mianmar (Birmani) grupe të vogla të protestuesve kanë filluar të mblidhen pavarësisht se në rrugët e qyteteve janë prezente automjetet e blinduara të forcave të sigurisë.
Mijëra punëtorë më 15 shkurt u mblodhën në Mandalai, qyteti i dytë më i madh i vendit, duke kënduar dhe mbajtur pankarta në të cilat shkruante: "Lironi udhëheqësit tanë".
Në qytetin më të populluar të vendin, Yangon, u raportua për një prani më të vogël të protestuesve, kryesisht për shkak të kufizimeve në internet dhe pranisë ushtarake.
Prania e shtuar ushtarake ka dhënë sinjale se mund të vazhdojë goditja ndaj kundërshtarëve të grusht shtetit që ndodhi më 1 shkurt.
Ushtria e Mianmarit ka paralajmëruar protestuesit në të gjithë vendin se ata mund të përballen me 20 vjet burg nëse pengojnë forcat e armatosura.
SHIKONI EDHE:
Biden shpall sanksione kundër udhëheqësve ushtarakë të MianmaritGjatë 10 ditëve të fundit qindra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protesta, duke kërkuar rikthimin e një qeverie civile.
Ata gjithashtu kërkojnë që liderët e tyre të zgjedhur të lirohen nga paraburgimi.
Të hënën, përfaqësuesit ligjor të udhëheqëses, Aung San Su Kyi, thanë se ajo do të ndalohet edhe për dy ditë të tjera.
Ndalimi i saj pritej të përfundonte më 14 shkurt. Ajo u ndalua nën akuzat e importimit të paligjshëm të gjashtë radiove lidhjeve. Partia e saj fitoi zgjedhjet në nëntorin e vitit të kaluar por ushtria pretendoi se ka pasur mashtrim të votuesve prandaj e bëri grusht shtetin.
Grushti i shtetit zemëroi aq shumë banorët e Mianmarit duke shkaktuar protestat më të mëdha në në këtë vend në më shumë se një dekadë.
SHIKONI EDHE:
Si po organizohen protestat në Mianmar?Më 14 shkurt autoritetet urdhëruan një ndërprerje të plotë të internetit.
Përmes një deklarate të përbashkët, ambasadat e vendeve perëndimore u bënë thirrje forcave të sigurisë të "përmbahen nga dhuna kundër demonstruesve dhe civilëve, të cilët protestojnë kundër përmbysjes s qeverisë së tyre legjitime".