Papa Françesku bëri thirrje për t'i dhënë fund gjakderdhjes në Mianmar.
"Edhe unë gjunjëzohem në rrugët e Mianmarit dhe them: ndal dhunën", ka thënë Papa gjatë një audience të mbajtur në distancë, nga biblioteka e Vatikanit, për shkak të kufizimeve të pandemisë.
Më 1 shkurt ushtria mori pushtetin në Mianmar dhe burgosi zyrtarët e lartë shtetëror.
Që nga ajo kohë janë zhvilluar protesta kundër sundimit ushtarak, dhe deri më tani llogaritet se janë vrarë rreth 180 protestues.
SHIKONI EDHE: Grusht shteti në Mianmar: Padi e re kundër Aung San Suu Kyi"Edhe një herë dhe me shumë trishtim ndiej urgjencë të flas për situatën dramatike në Mianmar, ku shumë njerëz, shumica e tyre të rinj, po humbin jetën në mënyrë që t'i ofrojnë shpresë vendit të tyre", tha Papa Françesku.
Në Mianmar ka rreth 800.000 katolikë. Shumica e popullsisë janë budistë.