Bosnje dhe Hercegovina të enjten (25 mars) ka pranuar dërgesën e parë me vaksina kundër koronavirusit të porositur në kuadër të mekanizmit COVAX.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës, arritën 23,400 doza të vaksinës së Pfizer/ BioNtech dhe gjatë ditës është planifikuar shpërndarja e 26,400 dozave të vaksinave AstraZeneca, të cilat do të mbërrijnë me aeroplan nga Stambolli, njoftoi Ministria për Çështje Civile e Bosnje dhe Hercegovinës.
Procesi i blerjes së vaksinave përmes mekanizmit COVAX ka filluar në korrik dhe kontrata u nënshkrua më 18 shtator të vitit 2020.
Mekanizmi COVAX koordinohet nga Aleanca Globale e Vaksinave (GAVI), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI). COVAX synon të sigurojë një shpërndarje të barabartë të vaksinave në vendet më të varfra të botës.
SHIKONI EDHE: BE-ja shtrëngon eksportin e vaksinave, përfshihet edhe BallkaniBosnje dhe Hercegovina ka ndarë rreth 13 milionë dollarë për blerjen e vaksinave përmes COVAX, por është përballur me vonesa në dërgesat e vaksinave.
Kjo është arsyeja që dy entitetet e këtij vendi, Federata e Bosnjës dhe Republika Sërpska filluan ndaras procesin e furnizimit me vaksina.
SHIKONI EDHE: Vuçiq arrin në Sarajevë së bashku me vaksinaRepublika Sërpska ka ndarë 7.5 milionë euro për blerjen e 200,000 vaksinave ruse Sputnik V. Që nga ajo kohë, 42,000 vaksina Sputnik V. kanë mbërritur në Republika Sërpska.
Serbia i ka dhuruar 10,000 vaksina AstraZeneca njësisë tjetër, Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës.