Gjermania i vlerëson si dy vende me rrezik të lartë të përhapjes së koronavirusit Francën dhe Danimarkën.
Sipas një njoftimi të agjencisë së shëndetit publik, qytetarët e pavaksinuar të këtyre dy shteteve do të futen në karantinë kur të hynë në Gjermani.
Kjo masë do të hy në fuqi nga e diela dhe do të zbatohet edhe për udhëtarët nga Norvegjia, Libani dhe Andora, të cilët janë të pavaksinuar ose që nuk janë shëruar nga koronavirusi.
SHIKONI EDHE:
Gjermania kthen masat për të pavaksinuaritDitë më parë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, bëri thirrje për fleksibilitet në marrjen e masave kundër COVID-19.
Rreth 68.7% e popullsisë është krejtësisht e vaksinuar në Gjermani, më pak se minimumi prej 75% që qeveria dëshironte të arrinte.