Franca ka rekomanduar të premten, më 24 dhjetor, që të rriturit të marrin vaksinën përforcuese kundër COVID-19, vetëm tre muaj pas dy dozave të para, duke ndryshuar udhëzimin që doza përforcuese të merrej pas pesë muajsh.
Ky rekomandim ka ardhur si masë e re në luftën kundër varianit Omicron. Rekomandimi është publikuar nga autoritetet shëndetësore franceze, i cili këshillon qeverinë në luftën kundër COVID-19.
Rastet në Francë po rriten gjatë periudhës së Krishtlindjeve për shkak se Omicron po përhapet më shpejt se çdo variant tjetër deri më tani.
Dozën përforcuese, sipas rekomandimit, duhet ta marrin edhe adoleshentët.
SHIKONI EDHE: Franca raporton për mbi 180 mijë pasaporta të rreme për koronavirusDitë më parë Franca filloi fushatën për vaksinimin e fëmijëve të moshës nga pesë vjeç e lart.
Franca të enjten regjistroi 91,608 raste pozitive me COVID-19, një rekord që nga fillimi i pandemisë.
SHIKONI EDHE: Omicron tërbohet, nxit masa të reja kufizueseNdryshe nga disa vende të tjera evropiane, presidenti Emmanuel Macron deri më tani i ka rezistuar vendosjes së kufizimeve të reja të ashpra për të luftuar variantin Omicron, duke shpresuar se programi i dozave përforcuese do të parandalojë që sistemi shëndetësor të mbingarkohet.