QYTETI I GAZËS

Së paku pesë persona kanë vdekur nga goditjet me armë zjarri gjatë tubimit në Gaza në kujtim të udhëheqësit palestinez Jaser Arafat, në tre vjetorin e vdekjes.
Mijëra njerëz mbanin në duar fotografitë e Arafatit dhe flamujt e Fatahut, lëvizjes së krijuar dhe drejtuar prej tij.
Ky është grumbullimi më i madh i organizuar nga Fatah në Rripin e Gazës që kur Hamasi morri kontrollin e këtij territori.
Hamasi dhe Fatahu, dy lëvizjet politike brenda palestinezëve, kanë dallime të thella që kanë cuar dhe në përleshje të armatosura mes mbështetësve të dy grupeve.