Pesë afgane vdesin nga etja në rrugëtimin për një jetë më të mirë në Iran
Your browser doesn’t support HTML5
Një migrant afgan i tha Radios Azadi - Shërbimit afgan të Radios Evropa e Lirë - se njerka e tij dhe pesë motrat e tij të vogla vdiqën nga etja dhe uria, teksa po ndërmerrnin rrugëtimin e rrezikshëm për në Iran, pasi vështirësitë ekonomike e detyruan familjen të largohej nga Afganistani. Vdekja e tyre nxjerr në dritë rreziqet me të cilat përballen afganët që përdorin rrugët e migrimit ilegal nëpër shkretëtira, ku grupet për të drejtat e njeriut thonë se edhe migrantë të tjerë kanë vdekur në ditët e fundit. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Ibrahim Berisha)