Kurti: Dialogu duhet të sjellë njohje reciproke

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në mesin e qershorit do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ku do të diskutohet rreth mënyrës se si të ecet tutje me dialogun mes dy vendeve. Duke folur pas një takimi joformal në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti tha se ai dëshiron të ketë një dialog të përgatitur mirë dhe se përfundimi i tij duhet të jetë njohja reciproke mes dy shteteve. (Përgatiti: Lendi Susuri)