Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Po shkoj në Mal të Zi. Është shumë e rëndësishme që atje ta përfaqësoj Serbinë”, tha Vuçiq gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Ky konfirmim vjen në një kohë të tensioneve të rritura mes Beogradit dhe Podgoricës si dhe pas porosisë nga shërbimi serb i inteligjencës se Vuçiqi nuk duhet të shkojë në Mal të Zi, për shkak të rreziqeve të sigurisë.
Vuçiq tha se është i informuar për njoftimin e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), e cila e ka këshilluar të mos udhëtojë në Mal të Zi për shkak të, siç u tha, “veprimit armiqësor të shërbimeve të huaja dhe klaneve kriminale” në atë vend.
SHIKONI EDHE:
Pas njoftimit të BIA-s, Podgorica thotë se qëndrimi në Mal të Zi është i sigurtAi shtoi se për çështje të tjera do të flasë në Mal të Zi.
Në deklarimin pas takimit me Costan, presidenti i Serbisë i tha mysafirit nga BE-ja: “Shihemi sonte në Mal të Zi, nëse nuk paraqes kërcënim hibrid”.
Një ditë më parë, nga Mali i Zi u dëbuan 87 burra, pasi kishin mbërritur po të njëjtën ditë me fluturim çarter nga Beogradi, me arsyetimin se përbënin “rrezik për sigurinë”, ndërsa mediat malazeze e përshkruan grupin si “sigurimi joformal i Vuçiqit”.
SHIKONI EDHE:
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut për sigurinëRreth 90 shtetas të Serbisë debohen nga aeroporti i Tivatit; policia i cilëson “rrezik për sigurinë”Radio Evropa e Lirë gjeti se mes tyre kishte edhe mbështetës të Partisë Progresive Serbe (SNS) të Vuçiqit, si dhe persona të akuzuar për sulme ndaj protestuesve antiqeveritarë.
Policia malazeze nga ky grup që shkoi nga Serbia ka sekuestruar gjithashtu një baner të madh me mbishkrimin “Serbia fiton”, të cilin SNS-ja e përdor në mitingjet e saj, por që është vendosur edhe në shumë bilborde në Serbi.