Blinken: Bllokimi i eksporteve të grurit nga Rusia kontribuoi në trazirat e Shri Lankës

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. 22 shkurt 2022.

Kufizimi i Rusisë në eksportet e grurit ukrainas mund të ketë kontribuar në trazirat e Shri Lankës, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe shprehu shqetësimin se kjo gjendje mund të çojë në kriza të tjera në botë.

Blinken përsëriti thirrjet ndaj Rusisë që të lejojë që rreth 20 milionë tonë drithë të largohen nga Ukraina, të cilat Moska i pushtoi në shkurt.

"Ajo që po shohim në mbarë botën është rritja e pasigurisë ushqimore që është përkeqësuar ndjeshëm nga agresioni rus kundër Ukrainës”, u tha Blinken gazetarëve në Bangkok më 10 korrik.

Lexoni edhe këtë: Presidenti i Shri Lankës pritet të japë dorëheqje pas protestave në vend

Shri Lanka, një komb ishull në Oqeanin Indian, është shkatërruar me javë të tëra të trazirave të shkaktuara nga mungesa e madhe e ushqimit dhe karburantit.

Miliona tonë drithëra ukrainase eksportohen çdo vit në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të botës.

Lexoni edhe këtë: Kriza ushqimore e shkaktuar nga lufta në Ukrainë

Por eksportet janë ndalur pasi marina ruse po i bllokon portet e Detit të Zi të Ukrainës.