Prokurorët për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë, kanë nisur hetime pas publikimit të një videoje, në të cilën supozohet se një snajperist shihet duke gjuajtur gjatë kohës së rrethimit gati katërvjeçar të Sarajevës në vitet 1990.
Pamjet e publikuara nga gazetari francez Philippe Buffon në YouTube gjatë kësaj jave, besohet se shfaqin luftëtarët serbë të Bosnjës, duke u fshehur në një shtëpi në njërën nga lagjet e Sarajevës.
Njëri prej tyre mund të shihet duke quajtur me pushkë dhe duke thënë se ka qëlluar dikë “në kokë”.
Zyra e Prokurorit të Bosnje-Hercegovinës ka thënë përmes një deklarate se rasti është hapur “menjëherë”, pas paraqitjes së videos në internet.
Your browser doesn’t support HTML5
Filmi “Quo Vadis, Aida?” për të mos e harruar gjenocidin në Srebrenicë
Kjo zyrë ka thënë se Departamenti Special për Krime Lufte do të analizojë “të gjithë kushtet dhe rolin e të gjithë personave në incizim”.
Kompania lokale e telekomunikimeve Telemach BH ka thënë se ka kontaktuar prokurorët pasi një nga punëtorët e saj është parë në material. Ajo ka thënë se ka larguar nga puna këtë person.
Videoja e publikuar në YouTube më pas nuk ka qenë e qasshme më 21 maj në këtë platformë.
Pamjet, që janë shpërndarë edhe nëpër rrjete sociale dhe televizionin lokal, kanë nxitur zemërim në kryeqytetin e Bosnjës, ku më shumë se 11,000 persona janë vrarë gjatë rrethimit gati katërvjeçar të Sarajevës nga forcat serbe të Bosnjës
Qindra persona janë dënuar për krime të kryera në periudhën 1992-95, në luftën ku kanë mbetur mbi 100,000 persona të vrarë.
Zyrtarët e gjyqësorit kanë thënë se ende janë duke trajtuar 600 raste, ku përfshihen 4,500 të dyshuar.
Konflikti ka përfunduar me një marrëveshje për paqe, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara më 1995.
Sipas saj Bosnja është ndarë në dy entitete – federata e myslimanëve dhe kroatëve dhe Republika Sërpska – të cilat udhëheqin bashkërisht institucionet qendrore.