Bullgarët dalin sërish në rrugë, kërkojnë Qeveri të re
Your browser doesn’t support HTML5
Dhjetëra mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e Sofjes në protestën e dytë masive brenda muajit, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, për shkak të planeve për shpenzime. Protestuesit i akuzojnë liderët se i kanë vendosur pagat e tyre mbi kostot e jetesës së klasës punëtore. Një votëbesim veçse është caktuar në Parlamentin e Bullgarisë më 11 dhjetor. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)