Monedha e re: Bullgaria kalon në euro

Një bilbord në qendër të Sofjes ku shkruan: “Gëzuar 2026” dhe në këtë urim është përdorur simboli i euros.

Më 1 janar, Bullgaria u bë shteti i 21-të i Bashkimit Evropian që përdor euron si monedhë zyrtare.

Njoftime për promovimin e ndryshimit të monedhës shihen në metronë e Sofjes më 29 dhjetor.

Sondazhet e fundit treguan se publiku në Bullgari është i ndarë sa i përket kalimit në euro, me shumë që e kundërshtuan këtë ndryshim për shkak të frikës nga humbja e identitetit kombëtar dhe kontrollit ekonomik, ndërsa të tjerët vunë në pah përfitimet sikurse lehtësimi i tregtisë së jashtme dhe rritja e mundshme e investimeve.

Në një shkallë lëvizëse në Sofje shfaqet kursi i këmbimit mes levit bullgar dhe euros.

Levi ka qenë monedha e Bullgarisë që nga viti 1881 dhe është emëruar pas fjalës arkaike bullgare që do të thotë “luan”.

Monedha bullgare euro të fotografuara në bankën qendrore të shtetit më 6 dhjetor 2025.

Shumica e monedha bullgare në euro do të kenë në anën e prapme një gdhendje mesjetare në gur, të njohur si Kalorësi i Madarës.

Një grua mban një model të monedhës 1 euro të Bullgarisë gjatë një ceremonie të BE-së për prezantimin e monedhës së re në korrik.

Monedha 1 euro paraqet Shën Gjonin e Rilës, një figurë e krishterë nga shekulli i 9-të, për të cilin është emëruar Manastiri i Rilës në Bullgari. Monedha 2 euro e Bullgarisë do të ketë të gdhendur shprehjen: “Zot mbroje Bullgarinë”.

Flamuri kombëtar i Bullgarisë i reflektuar në selinë e Bankës Qendrore Evropiane në Frankfurt të Gjermanisë më 30 dhjetor për të shënuar nisjen e përdorimit të euros nga Sofja.

Qytetarët shikojnë çmimet në euro dhe leva brenda një dyqani në Sofje më 18 dhjetor 2025.

Bullgarët do të mund të përdorin leva deri më 31 janar 2026.

Njerëzit presin në radhë për të blerë setet e monedhave euro nga Banka Kombëtare e Bullgarisë në qendër të Sofjes më 29 dhjetor.

Një burrë kalon pranë një posteri që promovon kalimin në monedhën euro në një stacion metroje në Sofje më 29 dhjetor.

Nisja e përdorimit të euros në Bullgari ndodh saktësisht tre vjet pasi Kroacia e shndërroi në monedhë kombëtare euron.

Më 1 janar, Bullgaria zyrtarisht e bëri euron monedhën e saj zyrtare. Në këtë fotogaleri ju sjellin detaje se si bullgarët u bënë gati për këtë ndryshim.