Daorsoni - qyteti ilir në Bosnje

Këto janë rrënojat e qytetit Daorson në Bosnje e Hercegovinë, të fisit ilir Daors. 

Daorsët kanë jetuar në vitet 300 dhe 50 para Lindjes së Krishtit në luginën e lumit Neretva.

Rrënojat e këtij qyteti ilir gjenden 300 metra mbi nivelin e detit. 

Qendra administrative e qytetit Daorson ishte akropoli, ku ndodheshin të gjitha objektet e rëndësishme administrative, publike dhe fetare.
 

Muret mbrojtëse të këtij qyteti ishin 65 kilometra të gjata dhe 4.2 metra të gjera.
 

Gërmimet në Daorson, që ishte kryeqytet i fisit Daors, u kryen më 1963.
 

Arkeologët kanë gjetur mbetjet e amforave të shumta për verë dhe copa qeramike. 

 Gjetja më e vlefshme nga arkeologët ishte një përkrenare prej bronzi, e cila ishte zbukuruar me një numër personazhesh greke.
 

Komisioni për Ruajtjen e Monumenteve Kombëtare e ka shpallur Daorsonin një Monument Kombëtar të Bosnjë dhe Hercegovinës.
 

Historianët thonë se daorsët kanë përdorur gjuhën dhe alfabetin grek.
 

Daorsët po ashtu kanë pasur lidhje tregtare me grekët.
 

Gjatë luftës iliro-romake, fisi Daors luftoi në anën e romakëve. 

 

Pas luftës, romakët i dhanë imunitet daorsëve. 

Autoritetet në Bosnje kanë aplikuar në UNESCO që ky qytet të hyjë në listën e trashëgimisë kulturore, por aplikimi është ende nën shqyrtim.