Gjyqësori në Iran njoftoi më 23 gusht se është ekzekutuar edhe një protestues i arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare në janar.
Sipas mediave iraniane, Majid Adineh, u arrestua më 9 janar në zonën Mohamadshahr të Karaxhit.
Gjyqësori iranian e akuzoi Adinehin për bashkëpunim me “grupe armiqësore”, Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin si dhe për “nxitje të luftës”.
Autoritetet po ashtu pretenduan se ai kishte në posedim “një pistoletë të llojit Colt, tre krehër fishekësh, 30 plumba, dy bombola të gazit lotsjellës, një sharrë elektrike dhe një shishe me benzinë” kur u arrestua.
Gjyqësori tha se dënimi i tij u mbajt në fuqi pas apelit të bëtë në Gjykatën Supreme dhe ekzekutimi u krye mëngjesin e 23 gushtit.
Ekzekutimi i Adinehit është i fundit në një seri të dënimeve kapitale të shqiptuara nga gjyqësori iranian.
SHIKONI EDHE:
Parlamenti iranian shtyn përpara projektligjin që mund ta kthejë kontaktin me të huajt në vepër penaleBE dhe shtetet perëndimore dënojnë ekzekutimet në IranSipas të dhënave të fundit, 483 persona janë ekzekutuar nga autoritetet iraniane gjatë këtij viti dhe shumica e dënimeve me vdekje ishin të lidhura me protestat e janarit, kur mijëra persona u vranë nga forcat e sigurisë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u arrestuan.
Që nga nisja e luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin më 28 shkurt, në Iran ka pasur rritje të ekzekutimit të personave të cilët grupet për drejtat e njeriut i konsiderojnë të burgosur politikë – nga protestuesit e deri te anëtarët e supozuar të grupeve të ndaluara, si dhe të persona të dënuar për spiunazh.