“Lashë lamtumirën”: Dentisti gjeorgjiano-izraelit rrëfen si e shpëtoi pilotin e therur gjatë fluturimit
Your browser doesn’t support HTML5
Dentisti gjeorgjiano-izraelit, Shota Musayev, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kishte frikë se mund të mos mbijetonte, kur u largua nga bashkëshortja e tij për të ndihmuar, pasi piloti kryesor gjoja u ther nga bashkëpiloti i tij, gjatë një fluturimi të Flydubai-t, nga Dubai drejt Izraelit, më 30 shtator. Musayev ndihmoi në trajtimin e kapitenit të plagosur, dhe nxiti ekuipazhin të bënte një zbritje emergjente në Arabinë Saudite, duke treguar se piloti i kishte thënë vazhdimisht: “Nuk dua të vdes këtu!”. Zyrtarët izraelitë thonë se bashkëpiloti u përpoq ta merrte nën kontroll aeroplanin dhe ta rrëzonte atë, ndërsa po hetojnë nëse incidenti ishte tentim për sulm terrorist.