Trump: Bisedimet me Iranin janë “humbje kohe”

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja me Iranin “ka marrë fund”, pas sulmeve të reja të ndërsjella. Duke folur në samitin e NATO-s në Ankara, ai tha se negociatat me Teheranin mund të vazhdojnë, por shtoi se, sipas tij, ato nuk kanë më kuptim. “Sa më përket mua, është thjesht humbje kohe të merremi me ta”, tha Trump. (Përgatiti: Mahir Elshani)